"Mbaroi epoka jote", Ardit Gjebreas i zënë vendin live në "Kënga Magjike" (VIDEO)
Pallatin e Koncerteve u mbajt nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 21 të festivalit "Kënga Magjike" nën prezantimin e Ardit Gjebreas dhe Adrola Dushit. Pas siglës hyrëse, Arditi dhe Adrola u habitën kur në skenë hyri Joeli nga "Power Kidz". Joeli i kërkoi Arditit të largohet duke thënë se prezantimin e festivalit do e bëjë ai vetë.

"Joel, çfarë do këtu ti, ka mbaruar Power Kidz", i tha Arditi.

Ndërsa Joeli u përgjigj: "E di Ardit, ka mbaruar, po kështu janë këto punë, nuk ke çfarë t’i bësh. Mbaron një epokë, fillon një epokë tjetër. Mbaroi epoka Gjebrea, filloi epoka Joel Dafa. Jo, jo, do të dalësh ti dhe do të rri unë. Hajde tani se e kupton ti, por s’e pranon dot. Unë jam këtu të të zëvendësoj ty. Këtë edicion do të jem unë moderatori i Këngës Magjike. 21 vjet o burrë, s’i nuk u lodhe. Unë do të jem Arditi i së ardhmes. Të lutem Ardit, mbylli pak sytë dhe më imagjino mua. Dy metra çun, shik, jo po me muskuj, jo po xhep plot…Po e kam një fiksim, të dal e të hap edicionin e 52-të të Këngës Magjike, dhe ti nga shtëpia me shkop do të më shikosh mua".

Pas Joelit në skenë hyri edhe Sirea e veshur njësoj si Adrola e cila gjithashtu mori përsipër drejtimin e festivalit. Dy vogëlushët dhuruan shumë të qeshura.

Shtuar më 05/12/2019, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori