Mbani të qeshurën! Ky deputet i ri po ia merr në kthesë Nard Ndokës (VIDEO)
Pëlqej
Pavarësisht se është një ndër deputetët më të rinj në Kuvendin e Shqipërisë, Klevis Balliu ka goxha popullaritet.

Fatkeqësisht më shumë se për përfshirjen në politikë, famën e ka falë gafave në rrjetet sociale, raporton albeu.com.

Së fundi një video po bën xhiron e mediave onlione pasi gjatë një diskutimi për librin e ri rreth "Shtëpisë së Bardhë" dhe Donald Trump, ai thotë se: "Ky libër është bërë para se të botohet".

Llogjikisht çdo libër shkruhet e më pas botohet, ndaj dhe kjo frazë e Balliut na kujton aq shumë shprehjen e Nard Ndokës. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori