Mbani lotët! 6-vjeçarja e sëmurë me kancer merr mikrofonin e këndon në dasëm (VIDEO)
Pëlqej
Vogëlushja Anya Ottley, vetëm 6 vjeç, tregoi vendosmërinë e saj për të luftuar sëmundjen kur doli para të ftuarve gjatë një dasme të mikut të familjes dhe me shumë vetëbesim këndoi dhe performoi këngën hit të Rachel Platten, "Fight Song".

Anya u diagnostikua me kancer të veshkës në nëntor të vitit 2017.

Vogëlushja do të përfundojë trajtimin muajin e ardhshëm dhe familja i ka premtuar se sapo të bëhet më mirë do të organizojë një festë të madhe ku mund të shprehë talentin e saj si këngëtare.

"Na përloti të gjithëve me performancën e saj gjatë dasmës. Ishte fantastike ta shikoje atë, na bëri shumë krenare.

Ajo pëlqen të këndojë dhe do që të argëtohet gjatë gjithë kohës", rrëfen ajo. /albeu.com/

Shtuar më 07/07/2018, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori