Auto Moto Parku i parë në Shqipëri, Rama publikon pamje nga kantieri i ndërtimit në Elbasan

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar pamje nga ecuria e punimeve të Auto Moto Park-ut të parë shqiptar që po ndërtohet në qytetin e Elbasanit.

Nëpërmjet një postimi në Facebok, kryeministri shkruan se Auto Moto Parku po ndërtohet me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare.

Kujtojmë se ku investim edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor.

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë.


Shtuar 25.01.2023 08:37