Maturantët: "Mos e shisni universitetin" (VIDEO)
Maturantët janë mbledhur për të protestuar kundër formulës së përzgjedhjes së fituesve në Universitete, për të dytën ditë me radhë.

Pak para nisjes së seancës së sotme parlamentare, ata janë mbledhur para Parlamentit në protestë, pas asaj që ditën e djeshme mbajtën para Kryeministrisë.

Ata kërkojnë rikthimin e sistemit meritë-preferencë. Me pankarta në duar ku shkruhet “Mos e shisni universitetin”, ata kritikojnë sistemin e ri përzgjedhës si jo transparent, ndërsa paralajmërojnë protesta të tjera. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2016, ora 11:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori