Pa asnjë masë mbrojtëse! Shembet masivi shkëmbor, shmanget tragjedia në aksin nacional (VIDEO)

Prej dy ditësh Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Reshjet e dendura kanë sjellë problemet e para.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Burrel-Skuraj është bërë me vështirësi dhe në rrezik pasi një masiv i madh shëkmbor është shembur në “Sektorin C” duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve.

Shembja e masivit shkëmbor krijoi një varg të gjatë automjetesh që lëviznin në drejtim të Tiranës dhe Burrelit.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia e cila ka menaxhuar trafikun, ndërsa një fadromë po punon për heqjen e gurëve.

Në ditët me shi ky aks rrugor bëhet gjithmonë problematik për shkak të rënies së gurëve pasi i mungojnë rrjetat mbrojtëse në shpatin e malit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 28.11.2021 09:15