Masakër në Siri, arrin në 110 numri i viktimave (VIDEO)
Të paktën 110 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit të kryer nga forcat qeveritare mbrëmjen e së premtes në HulaSiri.

Mes viktimave numërohen të paktën 13 fëmijë, njofton Këshilli Kombëtar Sirian i cili bën gjithashtu thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

"Disa prej viktimave humbën jetën për shkak të bombardimeve të tankeve, mes të cilave familje të tëra, janë masakruar"- pohon Bassma Kosmani, përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë në KKS. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2012, ora 10:29
Tage: siri tanke hula

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori