Aksident i rëndë në Lezhë-Shkodër, makina përplas motoçikletën, drejtuesi në gjendje kritike

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek kryqëzimi Gjadrit.

Mësohet se nja makinë ka përplasur një motoçikletë. Si pasoje e përplasjejs  është plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës Zef Paloka.

64 vjeçari fillimisht është transportuar për në spitalin e Lezhës, por më pas e kanë dërguar drejt spitalit të Traumës.

Fatkeqësisht për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, 64 vjeçari është në gjendje kritike për jetën./Albeu.com/


Shtuar 21.05.2023 10:55