Tirana kërkon kreun ndaj Luftëtarit, bardheblutë publikojnë çmimet e biletave

Tirana pret në shtëpi Luftëtarin në ndeshjen e dytë radhazi në “Selman Stërmasi” dhe do të kërkojë një tjetër fitore për të qëndruar pranë kreut dhe pse jo për të provuar vendin e parë.

Bardheblutë do të tentojnë që ndaj një kundërshtari të lehtë në letër, të marrim maksimumin e pikëve duke qenë se çdo rezultat tjetër natyrisht që do të ishte zhgënjim.

Ndërkohë, klubi bardheblu ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen kkundër bluzinjve. Çmimet janë relativisht të ulëta dhe standarde me ndeshjet e tjera, teksa në shitje kanë dalë që sot.

“Dalin në shitje biletat për ndeshjen, KF Tirana – FC Luftëtari. Biletat mund ti gjeni pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”, prej orës 10:00-18:00

Çmimet:

Tribuna A,B – 1000 Lekë të reja

Tribuna D, E, F, G, C – 300 Lekë të reja

Tribuna H (Sektori Mik) – 300 Lekë të reja


Shtuar 23.01.2020 19:23