Luana Vjollca blen shtëpi të re, pamjet nga vila super luksoze e moderatores (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka postuar disa foto në rrjetin social Instagram, ku shkruan se tashmë është bërë me shtëpi të re.

Ajo bën me dije se tashmë ka shtëpinë e saj në Kosovë.

Postimi i Luanës:

“U bera me shtepi ne Kosoven time ❤️Zgjodha ta kem ne nje zone malore, me ajer te paster, per te shijuar boren e malet e bukura te Kosoves sa here qe kam nevoje te shkeputem nga smogu i qytetit! #NewHome”.

Këtë sezon televiziv kemi të reja nga moderatorja e njohur Luana Vjollca. Ajo do t’i bashkohet motrës së saj, Marinës, në “TV Klan”. Këtë lajm e zbuloi pikërisht në ditën e saj të lindjes, si një surprizë për fansat.

“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.