U sulmuan nga rusët, Peleshi: Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur objektin strategjik të Gramshit

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shprehur mirënjohjen ndaj dy ushtarëve shqiptarë që mbrojtën objektin e Uzinës së Armëve në Gramsh teksa u sulmuan nga tre shtetas rusë të cilët dyshohet se janë agjentë të shërbimit sekret.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi shkruan se dy ushtarakëve iu është garantuar mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë.

Postimi i plotë:

Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.

Shërim të shpejtë dy efektivëve tanë!