Çmenduria në Tiranë, “X6”-ta që fluturoi dje te Liqeni drejtohej nga kushëriri i Martinajt!

Të tjera detaje zbulohen nga aksidenti i frikshëm i mëngjesit të së martës në digën e Liqenit të Tiranës, Eldi Alushi, në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinën “BMW X6” dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të digës.

26-vjeçari tashmë i arrestuar nuk ka qenë vetëm në makinën e tij në momentin e përplasjes.

Mësohet se Emiljano Nina, Jurgen Allushi dhe Eldi Allushi, janë tre personat që kanë qënë në makinën tip “BMW X6” që lëvizte me shpejtësi marramendëse në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet.

Dyshohet se Emiljano Nina ka qënë shofer i makinës, i cili ende nuk është ndaluar nga policia.

Nina është një emër i njohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe është kushëri i Ervis Martinaj, shkruan oranews.

Në prill 2023 Nina u ndalua pasi ishte në kërkim për mashtrim nga policia prej disa kohësh tashmë.

Emiljano Nina nuk është emër i panjohur për policinë. Ai që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho, është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu.

Por kush është Emiliano Nina?

27-vjeçari është një person me precedentë penalë dhe i njohur për autoritetet vendase. Ai mbahet që nga vrasja e Enton Nikës, ngjarje e ndodhur në Linzë, më 11 nëntor të vitit 2015. gjithçka nisi për para me fajde.

Nina mbërriti në Linzë, pranë lokalit me emrin ‘Muraga’, i shoqëruar nga kushëriri i tij Ervis Martinaj, Mirsad Kuçan dhe Bujar Hasani Lika (tashmë i ndjerë).

Të katërt kërkonin Ismet Gaxherrin, pronarin e lokal ‘Muragës’, i cili u kishte para borxh. Mes tyre ndërhyri dhe Enton Nika e në momentin që Nina qëlloi me armë zjarri e vrau 30-vjeçarin e plagosi Gaxherrin. Dosja u mbyll dhe Nina u dënua, por problemet s’i la mënjanë.

Në vitin 2018, i riu që në atë kohë ishte 23 vjeç tronditi pushuesit në Dhërmi pasi qëlloi me armë zjarri në një klub natën. Ai qëlloi katër herë, por nuk la të lënduar.

E gjithë ngjarja, sipas bluve në atë kohë, ndodhi pas një sherri mes Emilianos dhe një tjetër personi, për konflikte të hershme mes tyre.

Emiliano (Nina) Tasho është gjithashtu i përfshirë edhe në vjedhje, më datë 30.09.2015 dhe më datë 12.03.2014, Nina marrë pjesë në dy vjedhje me armë zjarri.


Shtuar 23.08.2023 12:27