Makinat, “sfilatë” në Detroit (VIDEO)
Janë zbuluar tashmë Audi Q3, BMV Seria 3, Mini Roadster, Porched, Mercedes Coupe dhe Volksvageni i ri. Nga Azia shfaqen Hyundai Veloster, Toyota Pirus, Nissan Pathfinder dhe Honda Quattro.

Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po zbulohen gjithë këto makina. Në vitin 2008 në Kobo Holl, qendra historike dhe më e famshme në botë e automobilizmit ishte në krizë. Shumë punëtorë rrezikonin të humbnin vendin e punës, ndërsa tani, rreth 4 vjet më vonë situata ka ndryshuar. Kompanitë automobilistike amerikane janë kthyer të vlefshme, shumë punëtorë janë punësuar dhe është një ndjesi që tregon se më e keqja ka kaluar.

Është një Amerikë ndryshe, më konkrete dhe më pak e shfrenuar. Duhej ndoshta të arrihej në fund për t’u ringritur në këtë mënyrë, duke zgjedhur një tjetër rrugë për zhvillimin e makinave, ndoshta rrugën e kompanive evropiane, të cilat kanë mbushur rrugët amerikane me makinat e tyre.

Nuk ka më në Amerikë makina që konsumojnë shumë karburant, edhe pse kjo lëndë djegëse është më lirë se thuajse në çdo vend të botës, por gjithsesi dalëngadalë po mendohet më shumë për pjesën ekologjike.

Made in Italy

Sigurisht një meritë të madhe për këtë ka edhe menaxheri italian Serxhio Markione, administratori i deleguar i FIAT-it dhe president i Chrysler-it. Ai bën pjesë tek ata njerëz që bënë mrekullinë me kompanitë italiane automobilistike. Markione dhe FIAT-i kanë pushtuar Amerikën me të rejat e produkteve të tyre, me teknologjinë dhe me dizajnin. Sot “Made in Italy” është protagoniste në sallonin e makinave në Detroit. Duke filluar nga Dodge i ri Dart, modeli i parë që do të prodhohet nga Chrysler në SHBA, por dizajni i tij është i bërë nga arkitektët e FIAT-it e jo vetëm, pasi edhe teknologjia italiane është pjesë e kësaj makine. Dart është një veturë kompakte me dimensione dhe arkitekturë të ngjashme me Alfa Romeo Giulietta-n, që përdor një telajo të gjerë dhe relativisht të gjatë. Dart është më shumë se një model i ri makine, është ekzemplari i parë “Made in Italy” në Detroit. Motori i kësaj makine është MultiAir, I ndërtuar në Lingoto. Kjo makinë në total kushton 15 995 dollarë, por vetëm modeli bazë.



Gjermanët në sulm

Janë ata padronët e të gjithë botës për sa i përket automobilizmit, por këtë herë duhet të përballen me industrinë vendase të automobilizmit e cila ka rifilluar të marrë frymë e të rikthehet mes protagonistëve. Nga ana tjetër mbeten po agresivë edhe koreanët e japonezët të cilët presin një moment për t’u rikthyer mes protagonistëve. Gjithsesi, në kompleks gjërat e reja “Made inGermany” zënë një hapësirë të rëndësishme. Audi nxjerr në pah thesaret e tij, që prej kohësh janë shndërruar në një pikë referimi për cilësinë dhe stilin e tyre. Megjithatë sa i përket së ardhmes ata paraqesin Audi Concept Q3 Vail. Gjithsesi është i adaptuar në Itali e nuk i ka shpëtuar stilit të Alfa Romeos, pikërisht në Areze është dizenjuar Alfa 8C. Megjithatë, të dyja këto makina, Audi dhe Alfa Romeo, janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Ndërkohë BMV-ja debuton nëDetroitme modelin e ri të Serisë 3, një makinë e cila është gati edhe në versionin hibrid, ndërkohë që Mini zbulon modelin e ri Roadster, një model i zbuluar dhe intrigues krahasuar me Coupe-në. Mercedesi ka dërguar në SHBA modelin e ri Coupe SL, një makinë e vërtetë sulmuese në sektorin e makinave hibride, me dy modele të KlasitE. Porchenga ana tjetër ka shfaqur modelin Kabriolet të modelit mitik 911. Në fund është kompania tjetër gjermane Volksvagen. Ajo debuton me modelin hybrid të Passat-it dhe me një model të ri të Moxhiolinos, bëhet fjalë për E-Bugster. Nuk është gjermane, por Volvo ka shumë të përbashkëta me market e këtij vendi edhe pse pronësia e saj tashmë është kineze. Jo rastësisht në këtë panair të Detroitit kjo markë përfaqësohet me modelin e ri hybrid XC60.



Made in USA

Amerika është rikthyer. Fordi do të prezantojë modelin e ri Fusion, një model global që do të zëvendësojë Fusionin në Amerikë dhe Mondeon në Evropë. Përgjigjet nga ana tjetër General Motors me markën e saj Chevrolet, që në mënyrë befasuese shfaqet me konceptin e saj Code 130R dhe Tru 140S, fryt i një projekti dedikuar të rinjve. Ideja e kësaj makine ka ardhur pas një kërkimi që është bërë ku shumë prej njerëzve kanë hedhur idetë e tyre. 80 milionë klientë të mundshëm ka siguruar kjo kompani në SHBA.

Shihni videon:
Shtuar më 13/01/2012, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori