Makinat e qeverisë së Kosovës, me qira më shtrenjtë se çmimi i blerjes (VIDEO)
Prej më shumë se dy vitesh qeveria e Kosovës po përdor vetura me qira me kosto më të lartë se vlera e shitjes.

Kontrata prej rreth 7 milionë euro që nxjerr shkelje në proces të tenderimit dhe humbje për buxhetin po hetohet nga prokuroria, raporton Zëri i Amerikës.

Në mars 2017">2017 qeveria e Kosovës vendosi të marrë vetura me qira për të gjitha segmentet institucionale dhe i kërkoi Agjencisë Qendrore të Prokurimit Publik të aplikojë një kontratë të centralizuar për 452 vetura për pesë vite e gjysmë, në vlerë prej rreth 7 milionë eurosh.

Bazuar në dokumentet e procesit kontraktues, vlera e qirasë së veturave tejkalon çmimin e blerjes, duke ngritur dyshime rreth tenderimit dhe nxitur nisjen e një hetimi në prokurori.

Në tetor 2017">2017 Agjencia Qendrore e Prokurimit i dha një tender kompanisë “Automita” për shfrytëzim me qira të 373 automjeteve.

Shtuar më 24/05/2020, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori