Makina shpërtheu në flakë duke ecur, policia zbardh shkakun (VIDEO)
Pëlqej
Një makinë shpërtheu në flakë kur ishte në ecje e sipër në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të ditës së sotme. Për fat të mirë nuk ka të plagosur apo viktima, pasi drejtuesi i saj zbritir menjëherë pasi pikasi flakët.

Ndërkohë burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se makina u dogj për shkak të problemeve teknike.

Informacion nga policia

Më datë 13.11.2017, rreth orës 08:35, në autostradën Tiranë- Durrës, sa kalon Mbikalimin e Sukthit një mjet tip Fuoristradë me targa AA 856 AN ka marrë flakë në pjesë e përparme. Mjeti ka qenë në lëvizje. Nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 13/11/2017, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori