Makina me targa zyrtare, "flakë" me 180 km/h në autostradë (VIDEO)
Aksidentet nëpër rrugët e Kosovës këto ditë janë shtuar, ku shumë prej tyre po përfundojnë edhe me vdekje.

Për këtë, Policia e Kosovës ka ndërmarr plan operativ derisa ka apeluar tek qytetarët të kenë kujdes në trafik dhe të respektojnë rregullat në komunikacion.

Një nga shkaktarët e vdekjeve të personave në aksident, edhe sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, është mosrespektimi i rregullave.

Apeli për respektim të rregullave në komunikacion nga ana e Policisë si duket nuk vlen për vozitësit, zyrtarë të institucioneve të ndryshme.



Një veturë me targa zyrtare që i përket Qeverisë së Kosovës është parë mëngjesin e sotëm duke ‘fluturuar’ në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan Indeksonline.

Siç shihet në këto pamje të dërguara në redaksinë e Indeksonline, zyrtari në fjalë vozitë me shpejtësi 180 km/h.

Pamjet e vozitjes janë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht Banjë-Arllat.

Nuk janë të rralla videot ku zyrtarët vozisin duke mos respektuar rregullat në trafik, kështu ata rrezikojnë jo vetëm vetën, por edhe të tjerë pjesëmarrës në trafik.

Ndryshe, nga janari e deri në këtë muaj, si pasojë e aksidenteve kanë vdekur mbi 50 persona, ndërsa rreth 5 mijë janë lënduar.
Shtuar më 31/07/2019, ora 15:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori