Makina futet mes turmës, dy të lënduar në Spanjë (VIDEO)

Një automjet është futur në turmën e njerëzve pranë një kafeneje në qytetin spanjoll Hueva.

Dëshmitarë të rastit, të frikësuar se bëhet për sulm terrorist, ndërsa të gjithë ata që ishin të ulur në kafene u pajisën me karrige që të mbroheshin nga makina e dalë jashtë kontrollit.

Policia beson se këtë incident e ka shkaktuar një mosmarrëveshje që kishte ndodhur më herët mes dy grupeve.

Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy meshkuj njëri 18 vjeç dhe tjetri 31. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori