Makina e policisë ngre në ajër personin e armatosur (VIDEO)
Një 36 vjeçar i cili ishte në kërkim nga policia pasi kishte kryer disa grabitje, ka kërcënuar se nëse do të ndalohej nga policia, ai do të vriste veten me armë. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pasi një makinë policie e cila lëvizte tej normave të lejuara e ka ngritur atë në ajër, teksa e ka përplasur.

Fatmirësisht 36 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, por një sërë kritikash janë hedhur në këtë drejtim dhe se sa të mbrojtur janë nga uniformat blu. Në këtë rast, oficeri që ka përplasur me makinë personin e armatosur, ka marrë dekoratë pasi i ka shpëtuar jetën. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt në Tukson të Teksasit, por pamjet spektakolare të xhiruara nga kamerat e makinave të policisë janë bërë publike vetëm të martën.

36-vjeçari Mario Valencia ishte në kërkim nga policia, pasi kishte kryer disa grabitje, por ndërsa ndiqej nga makinat e policisë, ai kërcënoi se do të vriste veten me pushkën që mbante në duar. Një makinë policie po e ndiqte me kujdes, por pasi qëlloi një herë në ajër, oficeri tjetër, Majkëll Rapiejko, i'u afrua me shpejtësi dhe e shembi në tokë. Ngjarja në fjalë ka hapur debate mbi përdorimin e dhunës nga policia, sidomos ndaj minoriteteve apo komuniteteve me ngjyrë, ndërsa në disa qytete të vendit janë zhvilluar protesta kundër këtij fenomeni. /albeu.com/


Shtuar më 15/04/2015, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori