Majk në krahët e të dashurës së re, i biri thotë fjalën e parë (VIDEO)

🗣. #11monthsold

A post shared by MR⚜️ (@majlindazeka1) on

Pëlqej
Janë vënë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre të komplikuar.

Edhe pse reperi i njohur Majk dhe ish-e dashura e tij Majlinda nuk kanë deklaruar për një rikthim të mundshëm, ata janë gjithmonë aty për djalin e tyre të vogël, Roan.

Reperi i njohur në intervista të ndryshme është shprehur se pavarësisht se Roan jeton me të ëmën, ai kujdeset që të birit të mos i mungojë asnjë gjë dhe ai është gjithmonë me ta sa herë që kanë nevojë.

Majlinda ka postuar sot në Instagram një video të vogëlushit Roan, i cili tashmë është 11 muajsh dhe ka filluar të thotë fjalët e para. Në këtë video të ëmbël djali i reperit të njohur shfaqet duke shqiptuar më gjysmë zëri fjalën “baba”. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2018, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori