Mbytet në liqen 16 vjeçari

Një 16-vjeçar është mbytur paraditen e sotme në liqen, në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc.

Sipas policisë, i riu kishte shkuar për tu larë në liqen.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë teksa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi
Kukës/ informacion paraprak.

Në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, dyshohet se është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, janë angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 29.06.2020 12:52