U “hoq qafe” në atentatin me 3 viktima të Fushë-Krujës, kushëriri i Ervis Martinajt shok me Stresin (FOTO LAJM)

Tre persona janë ekzekutuar me breshëri plumbash pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Bëhet fjalë për A. Hoxha, Diklen Vata dhe Brilant Martinaj. Ky i fundit ka qenë edhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi.

Këtë e konfirmojnë edhe disa fotografi që ata kanë shkrepur së bashku, në një berberhane.

Kujtojmë që Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së së dy efektivëve./albeu.com/