Lumi i baltës merr përpara gjithçka, shihni pamjet e frikshme (VIDEO)
Pëlqej
Pamjet e frikshme tregojnë ciklonin Gita duke shkatërruar Zelandën e Re.

Video tregon një lumë balte që rrjedh fuqishëm në një zonë rurale, duke marrë gjithcka përpara, përcjell albeu.com

Video u filmua në zonën e Woodstock Valley pranë Motueka dhe u postua në internet të martën.

Zona regjistroi reshjet ekstreme gjatë Ciklonit Gita, me shtëpi dhe pemë të dëmtuara.

Zelanda e Re është duke u goditur nga cikloni i fuqishëm pasi stuhia tropikale shkatërroi ishujt e Paqësorit si Fixhi dhe Tonga javën e kaluar.

Më shumë se 60 turistë, kryesisht nga Kina, thuhet se janë bllokuar brenda dy autobusëve turistikë në Whataroa, në Zelandë.

Vendi ka shpallur situatën e emergjente. /albeu.com/



Shtuar më 22/02/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori