U takua me me policin e infektuar, flet kreu i Suharekës

Gjashtë raste të reja kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Komunën e Suharekës nga 16 mostrat e marra.

Në mesin e rasteve pozitive janë edhe dy pjesëtarë të policisë, si raste të reja, kurse 4 rastet e tjera janë raste kontakti.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muaharremaj në një bisedë telefonike për EO tha se ka pasur kontakt me njërin nga pjesëtarët e policës para 14 ditësh shkruan ekspress.

Siç njoftoj ai, ai nuk ka pasur kontakt të afërt, kanë qenë në stacionin e zjarrfikësve së bashku me ekipin në terren.

Muharremaj kërkoj që mos të krijohet panik, pasi siç tha ai, ai është shëndosh si “molla në rremë”.

“Kemi 6 raste, 4 të kontaktit kurse 2 raste janë të reja që janë pjesëtarë të policisë. Të dy pjesëtarët janë izoluar dhe komuna ka dezinfektuar objektin e shtëpisë”.

“Gjendja e tyre është e mirë. Po e vërtet se kam pasur kontakt me njërin nga pjesëtarët e prekur, por kjo ka qenë para 14 ditësh në një terren në stacionin e zjarrfikësve. Unë jam shumë mirë, si molla në rremë, pa asnjë problem”, u shpreh Muharremaj.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar edhe 26 raste të reja me Covid-19, duke çuar kështu në 449 numrin e të infektuarve në Kosovë.


Shtuar 17.04.2020 09:03