Luftë mes Forcave Speciale dhe banditëve, vriten 11 persona (VIDEO)
Forcat Speciale të policisë së Sao Paolos kanë arritur të shkatërrojnë një grup grabitësish të bankomateve në qytet duke vrarë 11 prej tyre.

Anëtarët e grupit të grabitësve ishin të armatosur me armë të kalibrit të rëndë, kurse kishin veshur edhe jelekë antiplumb. Ata po tentonin të vidhnin bankomatët, duke i shpërthyer me eksplozivë, shkruan “The Guardian”.

Përpos 11 të vrarëve, 2 grabitës u arrestuan. Ata nuk mundën të vjedhin asnjë cent. Njëra prej bankave ishte shumë afër stacionit të policisë. “Këta kriminelë grabitës ishin përgatitur për luftë”, tha Alvaro Batista Camilo, kreu i policisë së shtetit të Sao Paulo.

Përleshja e armatosur ndodhi në qytetin e Guararemës, 60 km larg qendrës së Sao Paolos. Policia ndoqi grabitësit dhe u përlesh me ta.

Pavarësisht se grabitësit mbajtën peng disa banorë me qëllim që të mos sulmohen nga policia, ata nuk mundën të shpëtojnë dot. Asnjë polic nuk u plagos në operacion.
Shtuar më 05/04/2019, ora 14:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori