Luftë me RENEA-n, del videoja nga dhoma e të moshuarit në Divjakë (VIDEO)
Pëlqej
Një i moshuar qëlloi sot në mëngjes ndaj forcave speciale RENEA në Divjakë të Lushnjes duke mbetur më pas i plagosur pas shkëmbimit të zjarrit me ta.

Mirëpo, deputeti demokra Ilir Murrizi ka një version tjetër të ngjarjes.

Ai ka publikuar një video ku flet nipi i Haxhi Likës, të moshuarit të plagosur, i cili thotë se policia ka qëlluar pa paralajmërim dhe se nuk ishte qëlluar më parë nga gjyshi i tyre.

“Erdhi policia në katër të mëngjesit. Siç e shihni dhe vet ata qëlluan me armë. Qëlluan gjyshin, ishte i shtrirë në krevat. Në momentin që ka qenë duke u ngritur e kanë qëlluar në kokë. Ai është në spitalin ushtarak”, -rrëfen në video nipi i të plagosurit.

“Nje ngjarje e RENDE ka ndodhur sot ne mengjes rreth ores 4:00 ne lagjen e LIKAJ te fshatit Remas bashkia Divjake. Forcat RENEA kane terrorizuar pa asnje shkak, banoret e ketij fshati.
Kane qelluar me arme brenda shtepise se Z Haxhi Lika 75 vjeç, duke e plagosur te shtrire ne krevat brenda dhomes se tij.
Pastaj e kane mare si bandite dhe e kane derguar ne spitalin ushtarak, pa pyetur familjaret.
Ky eshte nje shtet qe vret qytetaret brenda ne dhomen e gjumit, ne mes te nates.”, shkruan Murrizi në Facebook.
Shtuar më 14/09/2018, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori