Luana Vjollca dhe Lori Hoxha bëhen bashkë, publikojnë videon "misterioze" (VIDEO)
Duket se surprizat nuk kanë fund për puntatën e parë të “Shiko kush luan”. Një postim surprizë ku shfaqet Luana dhe Lori i ka bërë kuriozë të gjithë.

“Çfarë po përgatisin Luana Vjollca dhe Lori Hoxha për “Shiko kush LUAN”? Nuk keni parë gjë akoma, mund t’ju themi vetëm që do qeshni pafund! 26 SHTATOR,” shkruhet në Instagramin zyrtar të “Shiko kush luan”, teksa është publikuar një video me xhirime në zyrën e Lorit. Nga ana tjetër, regjistrime janë zhvilluar edhe në zyrën e moderatores dhe autores së emisionit. Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim të shtunën në orën 21:00, kur emisioni nis sezonin e tij të ri.

Shtuar më 23/09/2020, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori