Berisha “zaptoi” PD, Jul Deda ka një thirrje për Bashën: Dil, se nuk të bëjmë gjë! (FOTO LAJM)

Në këto momente në PD ka hyrë ish-kryeministri Sali Berisha me mbështetësit e tij për të zhvilluar brenda ambienteve të selisë, mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të PD.

Tashmë Berisha me mbështetësit e tij kanë hyrë brenda ambienteve ku po zhvillon mbledhjen ndërkohë Basha po vazhdon mbledhjen e tij në Kryesinë e PD, dhe I ndan vetëm një koridor.

Aktori i humorit Jul Deda, njëkohësisht pjesë e PD dhe mbështetës i Berishës ka një mesazh për kryedemokratin Basha.

“Dil nga banjo Lul, se s’te bejme gje. Dil mos ki frike…!”- shkruan Jul Deda në Facebook duke ironizuar gjendjen në të cilën ndodhet Basha.

Rikujtojmë së Kuvendi Kombëtar i mbledhur nga Berisha në 11 dhjetor mblodhi 4934 delegatë dhe shkarkoi me shumicë votash nënkryetarët e PD, dhe kryetarin Lulzim Basha. /albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 14:15