Trashëgimtarja e “Top Channel”,
Lori Hoxha, ka vendosur t’i përkushtohet Youtube-it gjatë
ditëve të karantinës, të cilat po i kalon me mikeshat e saj.
Lori ka vendosur të bëjë një video të rutinës së
heqjes së makeup-it, të cilën e ka ndarë në Instagram mikesha e saj Sonela.
Dy vajzat bisedojnë dhe bëjnë batuta me njëra-tjetrën, teksa
Lori ka treguar edhe një histori personale gjatë
heqjes së makiazhit.
Ajo tregon se
ditëve të fundit vajzat kishin kosumuar shpesh
alkool, ndërsa përmend edhe rastin kur përfundoi në
spital.
Lori tregon se ishte aq e pirë, sa mendoi se do të vdiste.
Megjithatë, kjo histori kishte kaluar pa probleme dhe vajzat tashmë e kujtojnë me humor.
"Katër ditë më parë thuajse vdiqa në
spital. Isha e dehur. Nëse pyet njerëzit në
spital, të gjithë kanë menduar se isha në overdozë me
alkool."- rrëfen ajo, ndërsa këshillon ndjekësit të mos konsumojnë
alkool.
Shtuar më 21/03/2020,
ora 09:03