Do të përdorë armët bërthamore? Çfarë do të thotë Putini me veprimin e fundit

Teksa lufta në Ukrainë është futur në ditën e katërt të saj, një informacion i papritur po shkakton frik gjithëandej.

Sipas agjencisë “TASS”, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar kalimin në një regjm të veçantë shërbimi të forcave të ushtrisë që kanë kontrollin e mbushjeve bërthamore të Rusisë.

Urdhri i Putinit ndaj këtyre forcave është dhënë pak më parë dhe kjo sipas tyre për shkak të deklaratave agresive nga Perëndimi.

Putin ka urdhëruar transferimin e forcave të parandalimit në ushtrinë ruse në një mënyrë të veçantë shërbimi.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RF] të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin të dielën në një takim në Kremlin me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse Valery Gerasimov, sipas TASS.

Gjithçka ndodh teksa Rusia po pëson humbje të mëdha në Ukrainë dhe vendi është izoluar tërësisht nga Perëndimi përmes sanksioneve të shumta./albeu.com/


Shtuar 27.02.2022 14:51