Loredana publikon këngën e rradhës, i këndon luksit dhe parave (VIDEO)
Këngëtarja me origjinë kosovare Loredana Zefi më në fund ka publikuar këngën e rradhës për të cilën kishte muaj që punonte.

Kënga ka titullin ‘Labyrinth’ dhe është në gjuhën gjermane, e Loredana edhe këtë herë vjen në zhanrip rap dhe hip-hop, për të cilin edhe është e njohur

Videoklipi është realizuar në Kosovë, ashtu si dhe vetë këngëtarja deklaroi gjatë deklaratës të dhënë në Prishtinë, lidhur me skandalin e vjedhjes se 700 mijë frangave.

‘Sa më shumë para aq më shumë probleme’, thotë Loredana në një pjesë të tekstit në këngën ku sërish i këndon luksit.

Kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë për Loredanën. Javën e kaluar ajo ka marrë një nga goditjet më të mëdha të jetës, humbjen e babait.

Shtuar më 07/06/2019, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori