Mallkimi ndjek Haitin, pas përmbytjeve vdekjeprurëse tërmet i fort godet vendin, të paktën 4 të vrarë

Një tërmet me magnitudë 4.9 Rihter në Haiti ka vrarë të paktën katër persona ndërsa ka lënë të plagosur 36 të tjerë.

Ditët e fundit Haiti është përfshirë nga përmbytjet vdekjeprurëse dhe rrëshqitje dheu.

Tre nga viktimat “ishin anëtarë të së njëjtës familje”, të vrarë “për shkak të shembjes së shtëpisë së tyre”, tha Christine Montquele, një zyrtare e Mbrojtjes Civile në Grandance County.

Tërmeti, me magnitudë 4.9 sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), ndodhi pak pas orës 05:00, rreth 9 kilometra larg bregdetit në gadishullin jugperëndimor të vendit të

Karaibeve, i cili është goditur vazhdimisht nga tërmete shkatërruese.

Në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 7 Rihter vrau mbi 200,000 njerëz në vend. Kjo lëkundje la 1.5 milionë qytetarë të pastrehë./albeu.com/