E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Loja e tmerrshme që është përhapur në shkollat e Shkupit (VIDEO)


Në rrjetin social Tuiter, platforma “Vidi Vaka” (Shiko kështu), ka publikuar një video ku thotë se “kështu duket “loja” që nxënësit në shkollat e Shkupit i hedhin nga dritarja shokët e tyre”.

Sipas komenteve nëpër rrjetet sociale, “lojëra” të ngjashme ka edhe në shkolla tjera.

Ndryshe, në stacionin policor Aerodrom dje një 50 vjeçar ka denoncuar se më 28 shtator në shkollën fillore “Gjorgji Pullevski” në Aerodrom është ushtruar dhunë.

Siç njoftoi MPB, është denoncuar se në periudhën prej orës 10 e 30 deri në orën 11:00, gjatë kohës së pushimit, katër nxënës të shkollës e kanë kapur për këmbë dhe duar një nxënëse të klasës dhe e kanë hedhur në tokë nga dritarja e hapur.

Vajza ka marrë lëndime trupore dhe MPB njoftoi se po merren masa për zbardhje të plotë të rastit dhe gjithashtu shtojnë se janë ftuar në bisedë drejtori i shkollës, psikologu, prindërit e fëmijëve dhe shërbimet sociale.
Shtuar më 03/10/2018, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori