Tapë në timon, arrestohet shoferi i autobusit të linjës së Laprakës

Problematikat e transportit urban nuk kanë fund në kryeqytet.

Ditën e sotme, policia e Tiranës ka arrestuar shoferin e autobusit të linjës së Laprakës pasi rezultoi i dehur.

“U arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 57 vjeç, banues në Tiranë, sepse pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se drejtonte autobusin e linjës së Laprakës, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo nuk është hera e parë që mjetet e transporti publik përfshihen në incidente.

Më 27 shkurt 2023, një urban “Green Libe” i linjës së Unazës shkaktoi një aksident të shumëfishtë  pranë urës së Tajvanit.

Autobusi u përplas me 9 automjete duke lënë pas 9 të plagosur.

Autobusët e flotës “Green Line”, të cilët kryejnë transportin e qytetarëve të Tiranës përgjatë Unazës së Vogël, u prezantuan një vit më parë dhe kanë shkaktuar jo pak probleme në qytet.

Sipas ekstrakteve në QKB, kjo kompani është regjistruar në emër të “CFO Farma” e cila është në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli./Albeu.com./