“Nuk do ketë seanca normale në Parlament derisa…”, Bylykbashi: Përjashtimi vendim fashist

I përjashtuar nga Kuvendi, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka folur për mediet jashtë ambienteve të Parlamentit. Ai e cilëson vendim të tipit fashist përjashtimin e deputetëve demokratë nga seancat plenare.

Bylykbashi paralajmëroi se nuk do të ketë seanca normale parlamentare nëse nuk plotësohen të drejtat kushteuese të opozitës dhe shqiptarëve, siç është ngritja e një Komisioni Hetimor për çështjen McGonigal.

Bylykbashi: Një vendim i tipit fashist. Mazhoranca e Edi Ramës përjashtori deputetët të parlamentit nga pjesëmarrja në seancën plenare. Opozita nëse ka nëj rol është ai i kontrollit të qeverisë dhe këtë e bën me të gjitha instrumentet që i lejohen të kontrollojë qeverinë dhe mazhorancën. Kemi kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor, për të hetuar një skandal. Kryeministri ndërmjet korruptimit të McGonigal synoi të godiste opozitën. Kërkojmë që të hetohet në themel e gjithë afera e Ramës me McGonigal. Këtë kemi kërkuar ne dhe për këtë arsye deputetët e opozitës janë përjashtuar. Ne përfaqësojmë mbi 750 mijë njerëz. Kemi vendosur mos ketë seanca normale të parlamentit pa u garantuar kjo e drejtë kushtetuese e shqiptarëve.

Ndërkohë Byroja e Kuvendit rrëzoi kërkesën e gjashtë deputetëve të PD-së dhe la në fuqi përjashtimet.

/Albeu.com./


Shtuar 23.02.2023 10:31