Tensionohet situata, sulmohen dy shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, njëri prej tyre gazetar

Një incident raportohet se ka ndodhur rreth një orë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës ku dyshohet se janë lënduar dy persona.

Sipas portalit “Kossev”, personat e lënduar nga incidenti janë të dy shtetas shqiptar ndërkohë që njëri prej tyre është me profesion gazetar.

Ndërkohë policia Rajonale e Mitrovicës Veriore ka konfirmuar se ka pasur sulm fizik ndaj dy shtetasve shqiptarë por nuk ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

Informacionet paraprake tregojnë se njëri nga të lënduarit është transferuar në pjesën jugore të Mitrovicës për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri ndodhet në QKB Mitrovicë në pjesën veriore.