Mister në Krujë, të shtëna me armë zjarri në një banesë

Një 24-vjeçare është vetëplagosur në dorë aksidentalisht ditën e djeshme në Krujë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e një 34-vjeçari në fshatin Cudhi Zall dhe se arma me të cilën u vetëplagos e reja i përket 34-vjeçarit.

Për rrjedhojë e reja është proceduar penalisht, ndërsa 34-vjeçari është arrestuar.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 34 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasen L. Rr., 24 vjeçe, të dy banues në fshatin Cudhi Zall. Ditën e djeshme dyshohet se shtetasja L. Rr. është vetëplagosur aksidentalisht, në dorë, me një armë zjarri, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje, në banesë.

/albeu.com/


Shtuar 26.07.2023 13:06

Tags: