LIVE / Fillon prishja e murit në veri të Mitrovicës
Kanë filluar punimet për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës.

Vendimi për rrëzimin e këtij muri u mor pas një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur mes kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakic, dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës në lehëtësimin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së SHBA-ve.

"Nëse gjatë ditës së nesërme fillon puna në rrënimin e strukturës aktuale të murit brenda dy ditëve të ardhshme do të fillojnë punimet në ndërtimin e një strukture të re mbrojtëse të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër, me qëllim që të mos lejohet hyrja e asnjë lloj automjeti", ka thënë Rakic. /albeu.com/

Shtuar më 05/02/2017, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori