Makina përplas për vdekje këmbësoren në Fushë Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Fushë Krujë- Tiranë, pranë një marketi.

Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësore. Burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një e moshuar. Viktima është identifikuar me emrin,  Mane Hoxha.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i makinës pas aksidentit është larguar nga vendngjarja./albeu.com/