Dzeko: Ndaj Juventus-it vetëm për fitore, Lukaku? Interi duhet ta falenderoj

Edin Dzeko ka shprehur mendimin e tij përpara ndeshjes ndaj Juventus-it që do të luhet të dielën në Milano.Sulmuesi i Inter-it është shprehur se ndaj Juves nuk duhet të mungojë fokusi dhe qetësia në fushën e lojës.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë dhe e rëndësishme, gjithashtu dhe për ta e njëjta gjë, duhet të jemi gati fizikisht dhe mentalisht, ato 3 pikë vlejnë shumë për të arritur atë që ne duam.”

Sulmuesi 35-vjeçar i cili deri tani ka shënuar 6 herë dhe ka asistuar 1 , shprehet se është ende I etur për gola.

“Jam 35 vjeç por ende jam i etur për gola, dua ta ndihmoj Interin ashtu siç bëri Lukaku. Interi duhet ta falenderojë Lukakun sepse ai shënoi shumë ato 2 vite duke i dhënë dhe fitoren e kampionatit vjet.Është një sulmues shumë i fortë, i meriton të gjitha përgëzimet e mia për atë cfarë ka bërë në karrierën e tij.”

Gjithashtu boshnjaku ka folur dhe për Chielinin.

“Të jem i sinqertë , ndaj Chielinit do të kem një duel të vështirë, është një nga mbrojtësit më të fortë në Itali dhe jo vetëm.”

Këto kanë qënë fjalët e Edin Dzeko-së përpara derbit të italisë që do të luhet të dielën mbrëma.


Shtuar 22.10.2021 09:18