Limaj flet para të rinjve të NISMA-s: Kosova qeveriset nga një regjim mashtrues (VIDEO)
Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir
Limaj, ka thënë se kur u themelua partia e tij, Kosovës i mungonte një alternativë për njerëzit e pambrojtur.
“Kosova vazhdon të qeveriset nga një
regjim mashtrues e gënjeshtar. Kanë premtuar 200 mijë vende pune. Pyetni sa vende pune janë hapur. Sot qeverisë një
regjim që ka premtuar një shëndetesi e arsim ndryshe. Por, cila është gjendja”, tha ai.
“Ne nuk e dëshirojmë një Kosovë të shantazhuar. Jo një Kosovë ku rinia kushtëzohet për të shërbyer”, shtoi
Limaj.
Në Kuvendin e Parë Zgjedhor të Rinisë së NISMA për Kosovën,
Limaj ka thënë se ndryshimi i gjendjes në Kosovë kërkon vendosmëri dhe guxim.
“Ju rini nuk keni pranuar të shatazhoheni. S’keni pranuar të mashtroheni. Ky mentalitet duhet të zgjerohet në tërë Kosovën. Shumë moshatarë tuaj pushtetarët i mashtruan. Kur u themelua NISMA Kosovës i mungonte një alternativë politike për shtresat e vendit tonë që janë të pambrojtura”, ka deklaruar Fatmir
Limaj. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2016,
ora 14:15