Lideri i BDI-së Ali Ahmeti takohet me presidentin Gjorge Ivanov (VIDEO)
Pas takimit të presidentit Ivanov, me përfaqësues të "Aleancës për shqiptarët", presidentin Ivanov ka vijuar takimin me përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Bazuar në agjendën e presidentit Ivanov për ditën e sotme, në orën 14:30 ka filluar takimi me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, ndërsa në orën 16:00 pritet të mbahet takimi me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev dhe në orën 17:30 me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Në konsultimet e presidentit Ivanov, siç informojnë nga kabineti i tij janë ftuar edhe përfaqësues të PDSH-së. Konsultimet e presidentit të Republikës së Maqedonisë me partitë politike parlamentare pasojnë pas takimit me Ivanovin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Nikolla Ivanovski dhe takimit me euroambasadorin Zhbogar. /albeu.com/

Shtuar më 01/02/2017, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori