LEZHË/ Qëlloi me armë zjarri, arrestohet në flagrancë nga policia (VIDEO)
Jane sekuestruar 2 armë zjarri dhe një granatë dore ofensive

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.P., 49 vjeç ,banues në fshatin Rraboshtë, Lezhë.

Ky shtetas, në efektin e alkoolit, në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë.

Në cilësinë e provës materiale , u sekuestruan 3 gëzhoja në vendngjarje si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën 2 armë zjarri automatike, ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), si dhe një granatë dore ofensive

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e qetësisë publike". parashikuar nga neni 278 dhe 274 të Kodit Penal.


Shtuar më 25/06/2019, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori