Meta bën parashikimin: Fitore 5-0 në qarkun Shkodër

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me banorët e Shkodrës dhe deputetin Lodovik Hasani, në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Pukë, Rrok Dodaj.

Në Facebook, Meta shkruan se fitorja 5 me 0 në qarkun e Shkodrës është absolute.

“Bashkë me deputetin e Qarkut Shkodër z.Lodovik Hasani, sot në mbështetje të kryebashkiakut të ardhshëm të Fushë-Arrëzit, z.Hil Curri dhe kryebashkiakut të ardhshëm të Pukës z. Rrok Dodaj. Drejt Fitores absolute 5 me 0 në Qarkun e Shkodrës. Bashkë?Fitojmë!”, ka shkruar Meta.


Shtuar 8.05.2023 13:57