Leonardo DiCaprio një shembull për shpëtimin e Amazonës, mësoni çfarë bën aktori (VIDEO)
Organizata mjedisore, “Amazon Forest”, e drejtuar nga Leonardo DiCaprio ka vënë në dispozicion 5 milion dollarë per t’i ardhur në ndihmë Amazonës për shuarjen e zjarrit.

Sipas BBC aktori i njohur, DiCaprio ka depozituar 5 milion dollarë në një fond emergjent të Amazon Forest, të nisur nga Earth Alliance, një organizatë mjedisore që ai vetë e themeloi.

Amazon Forest Fund” po kërkon fonde për të mbrojtur biodiversitetin e jetës së Amazonë, ndërsa zjarret kanë përfshirë të gjithë rajonin.

Amazon ka shumë nevojë për burime për të luftuar zjarret që kanë përfshirë pyjet masive tropikale.

Amazona jo vetëm se është një burim kritik për komunitetet autoktonë që jetojnë brenda dhe përreth tij, por është edhe një nga ekosistemet më të mëdhenj në planet, i cili luan një rol të madh në stabilizimin e klimës globale.

Shtuar më 26/08/2019, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori