Dalin pamjet! Si ndodhi aksidenti i frikshëm në Tiranë, autobusi mori para makinat (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e aksidentit masiv që ndodhi sot në Tiranë, ku u përfshinë 9 automjete, mes tyre edhe autobusi i linjës së Unazës, “Green Line”.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 9 persona, një pjesë e të cilëve u dërguan në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Nga pamjet në video duket qartë se autobusi ka përplasur fillimisht një automjet që i doli para, e më pas ka ndodhur edhe aksidenti i shumë fishtë ku janë përfshirë edhe makinat e tjera.

Kujtojmë që në më pak se një vit ky është aksidenti i dytë me urbanët e “Green Line”. Vitin e kaluar një nga këta autobus ra në Lanë, aksident që rrezikoi sigurinë e qytetarëve në transportin publik. /albeu.com


Shtuar 27.02.2023 13:57