Moment dramatik, trupat ruse hapin zjarr ndaj protestuesve ukrainas të paarmatosur në Kherson (FOTO & VIDEO)

Një moment tronditës është filmuar nga kamerat në Kherson, teksa trupat ruse hapin zjarr dhe hedhin grannata ndaj civilëve të paarmatosur.

Protestuesit u mblodhën në Sheshin Svobody, në qytetin e pushtuar nga forcat ruse.

Turmat e mledhura u detyruan të shpërndaheshin pas granatave trullosëse. Nuk është ende e qartë nëse ushtarët rus kanë qëlluar fillimisht në qiell, edhe pse besohet se ata i kanë drejtuar armët kundër civilëve,  transmeton The Telegraph. /albeu.com