"Ledina Celo mori këngën time", Rovena Stefa tregon prapaskenat e Festivalit (VIDEO)
Diva e muzikës shqiptare, Rovena Stefa, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV Ora. Rovena është kthyer pas në vite, duke kujtuar festivalin e vitit 1997, kur Ledina Çelo, u shpall fituese me çmimin e parë.


Ester Bylyku: Cili projekt të ka mbetur peng në zemër? Ti ke dashur ta realizosh, por mbase dikush ia ka marrë producentit nga dora, apo për arsye të ndryshme ti nuk e ke realizuar.

Rovena Stefa: Në 97-ën e tmerrshme, kur unë isha adoleshente, dhe ishte krijuar kënga ‘Fal’ për mua. Filloi lufta, dhe unë isha me shkollë në Elbasan, ndaj nuk vija dot në Tiranë. Këngën e mori Ledina Celo, dhe fitoi çmimin e parë. Por realisht, kënga ka qenë e shkruar për mua.
Shtuar më 05/12/2020, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori