Rama: Gjysma e parave të fushatës së 14 majit do të shkojë për mbjellje fidanësh

Kryeministri Edi Rama, në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, ka bërë me dije se gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit do të shkojë për mbjellje të fidanëve në mënyrë që ulet niveli i karbonit.

“Jemi para zgjedhjeve dhe do të marrim vendim se duke qenë se gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të gjitha takimet tona e mitingjet tona do jenë vetëm për mbjellje dhe paratë e fushatave do të shkojnë për mbjellje. Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj.

Me këtë lajm që duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, tha Rama.


Shtuar 3.04.2023 19:53