VIDEO/ Rama kërcën tallava nën ritmet e këngës së fushatës: Ma vini pak Tit Vullkanin

Kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një operaconi për heqjen e apendisitit dhe vetëm tre ditë më parë doli nga spitali.

Ditën e sotme ai i është rikthyer fushatës elektorale dhe është ndalur në Kamzë ku ia ka marrë valles me banorët e bashkisë.

Gjatë takimit me socialistët në Kamëz, Rama tha se ka pasur komente për këngën e fushatës po që nuk i merr parasysh duke qënë se sipas tij ato dëgjojnë çdo ditë Metën dhe Berishën.

“Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët. Ma vini pak Tit Vullkanin”, tha Rama.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Më pas, ai nis e kërcen me një grua të moshuar, duke bërë disa lëvizje me duar, e duke harruar operacionin./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 13:35