Setien grumbullon sërish Rey Manaj në ekipin e parë

Quiqie Setien vazhdon të provojë dhe të shikojë sa më shumë lojtarë që mundet nga akademia e Barcelonës.

Katalanasit ka mbetur me një fond prej vetëm 18 lojtarësh dhe trajneri duhet të thërrasë lojtar nga “La Masia” kohë pas kohe.

Të hënën pas fitores 2:1 ndaj Leganesit të dielën ai ftoi 10 lojtarë nga Barcelona B që e mposhti 2:1 Pratin të dielën.

Rey Manaj shënoi gol dhe u ndëshkua me karton të kuq në këtë ndeshje.

Ndërkohë lojtari shqiptar është ftuar sërish në stërvitjet e ekipit të parë së bashku me lojtarët Inaki Pena, Sergi Puig, Mingueza, Cuenca, Monchu, Matheus, Riqui Puig, Collado dhe Ansu Fati.

Kujtojmë se Manaj u transferua te Barcelona gjatë muajit janar teksa u stërvit me ekipin e parë edhe në javën e kaluar.


Shtuar 3.02.2020 15:52